KUSHTET E PRDORIMI

Kjo faqe interneti është pronë e
АLKALOID SHA Shkup
Bul. “Aleksandri i Maqedonisë“ nr. 12
1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut

NVAS: 4053575
Adresa elektronike: [email protected]
Telefon: + 389 2 310 40 00

KUSHTET DHE RREGULLAT PËR PËRDORIMIN E FAQES SË INTERNETIT  TË “ALKALOID” SHA SHKUP

ALKALOID SHA SHKUP (në tekstin e mëposhtëm “ALKALOID”) ju falënderon për interesin tuaj për produktet tona dhe për vizitën tuaj në faqen tonë të internetit (në tekstin e mëposhtëm “faqe”), si dhe për komunikimin tuaj me ne përmes postës elektronike. Qasja dhe përdorimi i faqes së ALKALOID-it në të njëjtën kohë do të thotë edhe pranimin e kushteve të mëposhtme. Informacionet e kësaj faqeje internet janë të karakterit publik dhe përdoren vetëm për qëllime informative. Informacionet nuk mund të merren si ofertë publike ose si nxitje për të blerë produkte, shërbime ose aksione të ALKALOID-it SHA Shkup ose të entiteteve të tjera që lidhen me të dhe as të shërbejnë si bazë për të sjellë vendime (përfshirë edhe investime) nga partnerët ose klientët e ALKALOID-it SHA.

Kjo faqe interneti nuk jep këshilla mjekësore dhe shërbime shëndetësore, as nuk shërben për të shënuar diagnoza mjekësore apo për të trajtuar  ndonjë problem të veçantë shëndetësor, as nuk mundet të merret si zëvendësues i këshillave dhe shërbimeve të ekspertëve të ofruar nga punonjësit shëndetësorë. Gjithmonë kërkoni këshilla nga mjeku juaj ose nga ndonjë tjetër punonjës shëndetësor në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore.

ALKALOID SHA Shkup bën të gjitha përpjekjet që të rifreskojë në kohë informacionet e dhëna në këtë faqe interneti, që të gjitha informacionet të jenë të sakta dhe të azhurnuara, si dhe të eliminojë gabimet teknike dhe informacionet e pasakta në kohën e duhur. Perceptimi për informacionet që ndodhet në këtë faqe interneti mund të varen nga shumë faktorë, përfshirë ata shkencorë, afaristë, ekonomikë dhe financiarë dhe duke pasur parasysh këto, vizitori i kësaj faqeje interneti duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me përftimin dhe interpretimin e gabuar të informacioneve që ndodhen në të. Vizitori pajtohet se aksesi dhe përdorimi i kësaj faqeje interneti, si dhe i çdo faqeje interneti përmes vegëzës që ndodhet në këtë faqe interneti, përfshirë edhe përmbajtjen e tyre, është në rrezikun e tij. ALKALOID SHA Shkup dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në krijimin, realizimin dhe mirëmbajtjen e kësaj faqeje interneti MOHON KATEGORIKISHT çfarëdo dëmi direkt, të paqëllimshëm, të rastësishëm ose të dënueshëm që ju është bërë juve, pajisjes  suaj kompjuterike ose ndonjë prone tjetër ose ndonjë pale të tretë për shkak të aksesit, përdorimit ose pamundësisë për të përdorur këtë faqe interneti ose faqe tjetër që lidhet me këtë faqe interneti dhe për çfarëdo gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje interneti. ALKALOID-i heq çdo përgjegjësi për dëmin e shkaktuar nga veprimi ose pasiviteti në mënyrë direkte ose indirekte që keni marrë mbi bazën e informacionit, shërbimeve ose përmbajtjes së kësaj faqeje. Ndërkohë që kujdesemi për informacionet e kësaj faqeje interneti të jenë të sigurta, të plota dhe në kohë, ne nuk mbajmë asnjë lloj garancie dhe MOHOJMË KATEGORIKISHT çdo përgjegjësi për dëmin ose humbjen që vjen nga informacioni i pasaktë, jo i plotë dhe jo në kohë i kësaj faqeje interneti.

ALKALOID-i ka të drejtën që në çdo kohë, për çfarëdolloj arsyeje dhe pa paralajmërim paraprak, të ndryshojë përmbajtjen e faqes ose të ndërpresë plotësisht funksionimin e saj, pa marrë asnjë përgjegjësi për pasojat e mundshme që mund të ndodhin.  

Kjo faqe interneti mund të lidhet me faqe të tjera interneti ku mund të ketë qasje. ALKALOID-i nuk mban asnjë lloj përgjegjësie dhe nuk u garanton vizitorëve, që kanë qasje në faqet e tjera të internetit, për përmbajtjen e informacionit, vërtetësinë, dhe në përgjithësi për çfarëdolloj informacioni tjetër që përmban faqja e internetit për palët e treta. Prandaj i porosisim vizitorët e kësaj faqeje interneti të informohen për të drejtat e përdorimit, përfshirë politikat e privatësisë që zbatohen në këto faqe interneti të palëve të treta .

Kjo faqe internet përmban material, përfshirë tekst, marka tregtare, fotografi, filma, skedarë PDF, imazhe dhe zëra të tjerë, të cilët mbrohen me të drejtat e autorit dhe/ose me të drejtat e tjera të pronës intelektuale. Të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronës intelektuale në këtë material janë pronë e ALKALOID SHA Shkup ose janë të licencuara nga pronarët e këtyre të drejtave të ALKALOID SHA Shkup, që të mund të përdoren si pjesë e kësaj faqeje interneti. Çdo lloj riprodhimi, bartjeje, kopjimi, shumëfishimi ose përdorimi i këtyre informacioneve nuk lejohet pa pëlqimin paraprak me shkrim nga ALKALOID-i. Kërkesën për të përdorim duhet të dërgoni te ALKALOID-i në adresën elektronike të mëposhtme: [email protected]