Privacy Policy

Kontrollor:

АLKALOID SHA Shkup
Bul. "Aleksandri i Maqedonisë; nr. 12
1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut

(në tekstin e mëposhtëm "АLKALOID")

ALKALOID SHA Shkup i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes së të dhënave personale në të gjitha proceset e tij afariste, duke zbatuar standardet e përcaktuara me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe me aktet e brendshme të kompanisë.
Kjo politikë privatësie jep informacione të përgjithshme për mënyrën e përpunimit të të dhënave personale të vizitorëve të faqes sonë të internetit (ne tekstin e mëposhtëm “faqe”) dhe/ose kur i përdorni në mënyrë tjetër, pra kur jeni regjistruar në të.
Kjo politikë privatësie është në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“G. Zyrtare e RMV-së” nr.42 data 16.02.2020).  

Ne respektojmë privatësinë tuaj dhe për këtë qëllim mbledhim, përpunojmë dhe ruajmë të dhëna personale në mënyrë ligjore, transparente dhe të drejtë mbi baza ligjore të përcaktuar në to, dmth: nëse përpunimi kërkohet për të përmbushur detyrimet ligjore ose keni dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale, ose përpunimi kërkohet për qëllimet e interesave tanë legjitimë. Ne përpunojmë të dhënat personale në mënyrë që të ofrojmë në mënyrë efektive shërbimin e kërkuar, të përmbushim detyrimet ligjore, të raportojmë efektet anësore, të dërgojmë njoftime dhe përgjigjen më efikase ndaj kërkesës suaj. Përpunimi është i kufizuar vetëm tek ato të dhëna që janë të domosdoshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur. 

Të dhënat e mbledhura mund të përpunohen për qëllimet e mëposhtme: 

• për t’ju siguruar shërbimin e kërkuar, pra për t’ju furnizuar me informacione për produktet dhe shërbimet tona; 

• për qëllime të tjera që ju keni kërkuar ose jeni dakorduar, përveç nëse ligji e parashikon ndryshe; 

• nëse kontaktoni ose lidheni me ne përmes rrjeteve sociale; 

• raportimin e sjelljeve joetike dhe parregullsive të tjera ose për përmbushjen e detyrimeve ligjore që ALKALOID është i detyruar të respektojë dhe 

• për të analizuar vizitave të faqes tonë të internetit, identifikimin e interesave të vizitoreve dhe për të ruajtur sigurinë e informacioneve të faqes tonë. 

 për më shumë për përdorimin e skedarëve kuki, lexoni politikën tonë të përdorimit të skedarëve


Në varësi të mënyrës se si zgjidhni të komunikoni me ne, ne mbledhim lloje të ndryshme të të dhënave për ju. Ndonjëherë na i jepni drejtpërdrejt (p.sh.: kur na bëni një pyetje etj.), nganjëherë i mbledhim ne (p.sh.: ne përdorim skedarë kuki për të kuptuar se si i përdorni faqet / aplikimet tona), kurse ndonjëherë i marrim të dhëna nga faqet e internetit / aplikacionet nga palët e treta (rrjetet sociale).

Të dhënat personale që ju jepni kur përdorni seksionin "Konsultohuni me një gjinekolog" përdoren për t'iu përgjigjur pyetjes suaj, me anë të së cilës i ruajmë këto të dhëna si të dhëna reference në sistemet e krijuara për menaxhimin e informacioneve të dhëna. ALKALOID-i mund të jetë i detyruar t'i përcjellë të dhënat e paraqitura tek autoritetet kompetente nëse ekziston një detyrim ligjor për ta bërë këtë (p.sh. në rastet kur raportoni reaksione negative ndaj produktit). Informacioni juaj personal nuk do të përdoret për ndonjë qëllim tjetër.
Mbledhim të dhëna nëpërmjet rrjeteve sociale dhe platformave, nëpërmjet përmbajtjes që vetë krijoni dhe i shpërndani me ne në rrjetet sociale dhe në platformat e personave të tretë ose nëse i postoni vetë në ndonjërën nga faqet tona të internetit ose aplikacionet, përfshirë përdorimin e aplikacioneve ose platformave nga ana e të personave të tretë, siç janë fejsbuku, instagrami, tuiteri, linkedini, youtubi dhe të tjera të ngjashme. Përmbajtja mund të përfshijë fotografi, video, histori personale ose përmbajtje të tjera që lidhen me ALKALOID-in ose me produktet e ALKALOID-it, po ashtu edhe me të dhëna të ndara për pjesëmarrje në organizime dhe pjesëmarrje të ndryshme promovuese. Për më shumë informacione lidhur me konkurset dhe aktivitetet e tjera promovuese shihni rregullat zyrtare të konkurrencës dhe/ose detalet e publikuara për secilin konkurs/aktivitet promovues veç e veç. Mos harroni se e gjithë përmbajtja se që publikoni në rrjetet dhe platformat sociale është në dispozicion të publikut, prandaj duhet të bëni kujdes kur shpërndani informacione të caktuara personale. Po ashtu mund të mbledhim çfarëdolloj informacioni personal që ndani publikisht dhe që është pjesë e profilit tuaj dhe çdo informacion plotësues apo aktiv që shpërndani në rrjetet apo platformat sociale. Në të njëjtën kohë, grumbullojmë informacione për ju sa herë që komunikoni me ne nëpërmjet rrjeteve dhe platformave sociale, por dhe kur përdorni funksionin e rrjeteve sociale, të integruara në faqet e internetit të ALKALOID-it. Përpunimi i të dhënave tuaja personale është çështje vullnetare dhe në çdo kohë mund të tërhiqni pëlqimin tuaj duke shkuar në seksionin për më shumë informacione “Cilat janë të drejtat tuaja”? Për të ditur më shumë sesi i ruan të dhënat tuaja ALKALOID-i nga rrjetet sociale nga palët e treta ose për të zgjedhur që informacionet tuaj të mos shpërndahen në rrjetet sociale, lexoni politikën e privatësisë të rrjeteve dhe platformave sociale përkatëse.


-------------------


ALKALOID SHA Shkup i ndërmerr të gjitha masat e përcaktuara teknike dhe organizuese për të siguruar fshehtësi dhe mbrojtje gjatë përpunimit të të dhënave personale që disponon, për të parandaluar aksesin e paautorizuar, zbulimin e paautorizuar ose keqpërdorimin eventual të të dhënave. Qasja te të dhënat tuaja personale është e kufizuar tek ata punonjës të cilët ne besojmë se kanë vërtet nevojë të vihen në kontakt me ato të dhëna për të arritur qëllimin për të cilin janë dhënë.

Nuk shpërndajmë të dhëna për ju dhe/ose për vizitën tuaj në faqen tonë të internetit për persona të tretë, përveç në rastin kur angazhojmë ofruese të shërbimit, nëse ALKALOD-i angazhon si punonjës, me të cilat do t’i detyrojë ata të veprojnë sipas udhëzimeve të ALKALOID-it dhe të kenë kujdes për të dhënat personale të përpunuara gjatë ofrimit të atyre shërbimeve, në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

As ALKALOID SHA Shkup, as partneri nuk do t’ia lënë në asnjë formë të dhënat tuaja personale ndonjë pale të tretë, përveç nëse kemi marrë pëlqimin tuaj, ose nëse na detyron ligji të bëjmë atë.

ALAKLOID-i mban kontrollin mbi përdorimin e të dhënave.


Të dhënat personale i mbajmë për aq kohë sa duhet për të përmbushur qëllimin e objektivave të mësipërm. Informacionet tuaja personale nuk do të mbahen në formën që mund të identifikohen më gjatë sesa është e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin janë mbledhur ose përpunuar. ALKALOID SHA Shkup ruan të dhënat personale në përputhje me afatet kohore të firmosura me ligj ose me aktet e brendshme të kompanisë dhe vetëm për kohëzgjatjen e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilën janë mbledhur.

Nëse keni dhënë pëlqimin tuaj, ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale derisa të tërhiqni pëlqimin tuaj. Kur të jetë përmbushur qëllimi për të cilën janë përpunuar të dhënat personale të subjektit, ato do të fshihen në rast se subjekti nuk ka kërkuar tërheqjen e të dhënave. Nëse bëni kundërshtim të bazuar për të dhënat personale bazuar në interesin ligjor, ne nuk do të përpunojmë të dhënat tuaja në të ardhmen. Nëse hapni procedurë ligjore administrative ose jashtëgjyqësore, të dhënat personale mund të mbahet deri në fund të procedurave të tilla, përfshirë periudhën e mundshme për paraqitjen e mjeteve juridike.


ALKALOID-i garanton realizimin e të gjitha të drejtave tuaja ligjore në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale. Ju keni të drejtë në çdo moment t’i kërkoni nga ALKALOIDI:

e drejta e qasjes: e drejta për të paraqitur kërkesë për qasje te të dhënat tuaja personale, pra për të marrë informacione për të dhënat që përpunohen për ju dhe të kontrolloni nëse ato janë të sakta dhe të përditësuara;

drejta për korrigji: nëse pretendoni se të dhënat tuaja personale të cilat i përpunon ALKALOID-i nuk janë të sakta ose jo të plota, keni të drejtë të kërkoni korrigjim;

e drejta për të fshirë: e drejta për t’i kërkuar ALKALOID-it që të fshijë të dhënat tuaja personale nën kushte të caktuara me ligj;

e drejta për të kufizuar përpunimin: e drejta të kërkoni nga ALKALOID-i të kufizojë përpunimin e të dhënave tuaja personale nën kushte të caktuara me ligj;

e drejta e bartjes së të dhënave: e drejta për të bartur të dhënat tuaja personale në një format të strukturuar, i përdorur zakonisht dhe i lexueshëm nga formati i makinave dhe për t’i transferuar në një përpunues tjetër, pa ndërhyrjen e ALKALOID-it;

e drejta e kundërshtimit: e drejta e kundërshtimit bazuar në një situatë specifike nëse përpunimi i të dhënave tuaja personale bazohet në interesin legjitim ose kryhet për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë dhe për profilizimin e lidhur me marketingun e drejtpërdrejtë, nën kushte të caktuara me ligj dhe

e drejta për të tërhequr pëlqimin: keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në përputhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale në çdo kohë. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit bazuar në pëlqimin para tërheqjes tuaj.

Nëse doni të ushtroni të drejtat e mësipërme që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, ju lutemi shkoni te linku, i mëposhtëm plotësoni formularin e duhur dhe na i dërgoni me email ose në adresën postare që është dhënë më poshtë.
 

 

Në çdo moment, nëse keni pyetje shtesë, mund të na kontaktoni në adresën:
АLKALOID SHA Shkup
Bul. "Aleksandri i Maqedonisë" nr. 12
1000 Shkup
për zyrtarin e mbrojtjes së të dhënave

ose

në postën elektronike për zyrtarin e mbrojtjes së të dhënave personale:[email protected]

Për t’ju dhënë përgjigjen e duhur, ju lutemi na jepni informacionet e mëposhtme:

•  emrin e faqes së internetit së cilës i referoheni;
•  lidhja juaj dhe ndërveprimi me ne dhe
•  përshkrimi i kërkesës/informacionet që kërkoni të/t’i merrni nga ne.

Nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale nga ana e ALKALOID-it nuk është në përputhje me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale ose, nëse mendoni se ndonjë e drejta juaj për mbrojtjen e të dhënave personale është shkelur, keni të drejtë të bëni kërkesë për përcaktimin e shkeljes së të drejtave të mbrojtjes së të dhënave personale nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

NDRYSHIMET E KUSHTEVE PËR PËRDORIMIN E POLITIKAVE TË PRIVATËSISË

Politika e privatësisë mund të ndryshojë herë pas here.
ALKALOID SHA Shkup do të publikojë një version të azhurnuar të politikave të privatësisë në këtë faqe.
Data e ndryshimit të fundit 31.07.2021 Shkup

POLITIKA E KUKIVE (COOKIES)

Për të kuptuar mënyrën se si vizitorët tanë përdorin faqen tonë të internetit dhe për t’iu siguruar përvojë më cilësore, ne mund të mbledhim disa nga të dhënat tuaja përmes veglës speciale që quhet skedar kuki (cookies).

Çfarë janë kukit?

Kukit janë skedarë të vegjël të dhënash që vendosen në kompjutrin ose në pajisjen mobile kur ju vizitoni ndonjë faqe interneti. Kukit (cookies) përdoren për shumë qëllimi, si p.sh.: për të lehtësuar funksionimin e faqes së internetit, ose për të mbajtur mend aktivitetet ose preferencat, për të siguruar përmbajtje të personalizuar/të përshtatur të faqes së internetit dhe për të treguar historinë e kërkimit të faqes.
Këto datoteka tekstuale mund të lexohen nga faqet e internetit që vizitoni dhe ndihmojnë identifkimin tuaj kur do të aksesoni përsëri faqen e internetit.
Kukit e vendosura nga pronari i faqes së internetit ose nga furnizuesi i shërbimeve (në këtë rast ALKALOID SHA Shkup) quhen "kukit e faqes së parë". Kukit e vendosura nga palë të tjera, dhe jo nga pronari i faqes së internetit quhet "kuki të palëve të treta".

 

Ne i përdorim kukit e faqes së pare dhe ato të palëve të treta për disa arsye. Disa kuki janë të domosdoshme për arsye teknike, për të mundësuar funksionimin e duhur të faqes së internetit dhe të shërbimeve qe ne ofrojmë, prandaj këto kuki njihen edhe si kuki të domosdoshme ose qenësore.
Kukit e tjera na mundësojnë neve dhe palëve të treta të shenjojmë interesat e vizitorëve të faqeve tona, prandaj i quajmë kuki të performancës ose të funksionimit. Për shembull: përdorim kuki për të mbledhur të dhëna statisitikore përmbledhëse ose për të përshtatur përmbajtjen e informacioneve që ju dërgojnë ose ju prezantojmë, dhe, në këtë mënyrë e personalizojmë përvojën tuaj teksa ju ndërveproni me faqen tone. Përveç kësaj, palë të treta vendosin kuki në faqet tona me qëllime marketingu, analitike ose për qëllime të tjera.


Llojet e kukive të faqes së pare dhe të palëve të treta që vendosen përmes faqes sonë dhe qëllimet për të cilat vendosen janë përshkruar më hollësisht në tabelën e mëposhtme.

1. KUKIT PËR QËLLIME TEKNIKE

KUKI PËRSHKRIMI
ASP.Net session Identifikatori i magazinimit të të dhënave ASP, të vendosura kur përdoret sesioni (metodi) ASP
UniqueID Identifikimi anonim i kohëzgjatjes së vizitës për analizë statistikore me qëllimin e optimizimit të faqe së internetit. Nuk mblidhen të dhëna personale
WHGCOOKIECONSENT Mban mend vendimin për të përdorur kuki opsionale. Ruan vendimin tuaj të pranoni ose të refuzoni kuki opsionale. Nuk mblidhen të dhëna personale. Afati: 12 muaj

2. XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX

XXXXXXXXXXXXXXX


Ne dhe partnerët tanë përkohësisht mund të përdorim teknologji të tjera si janë web beacons, pixels (ose clear gifs) si dhe teknologji të tjera për ndjekje. Këto janë datoteka të vogla (miniature) grafike të cilat përmbajnë identifikator unik i cili na mundëson se kush e ka vizituar faqen tonë të internetit. Përmes tyre mund të ndjekim trafikun e internetit të përdoruesve nga njëra faqe te tjetra, të komunikojmë me kukit, të marrim vesh nëse keni ardhur në faqen tonë nga publiciteti elektronik i vendosur në faqen e internetit të ndonjë pale të tretë, t’ju plasojmë publicitete të shenjuara, ta përmirësojmë funksionimin e faqes së internetit dhe të matim suksesin e fushatave tona të marketingut. Shumica e këtyre teknologjive të ndjekjes bazohen te kukit e performancës ose funksionalitetit dhe me paaftësimin e tyre ju mund ta kufizoni funksionimin e faqes së internetit.


Informacionet që lidhen me kukit (cookies) nuk përdoren për identifikimin tuaj personal. Pranimi i këtyre kukive (cookies) nuk është i domosdoshëm për punën e faqes së internetit, ndonëse ato ju mundësojnë përvojë më të mirë gjatë kërkimit.

Nëse doni, këto kuki mund t’i fshini ose t’i bllokoni, por nëse e bëni këtë, ka mundësi që disa karakteristika të faqes së internetit të mos punojnë si duhet.

Mund t’i fshini të gjitha kukit që ndodhen në kompjutrin tuaj dhe një pjesë të madhe të brauzerëve mund t’i aftësoni t’i ndalojnë ato. Nëse e bëni këto, ndoshta do të ketë nevojë që të përshtatni manualisht preferencat sa herë që do të vizitoni faqen e internetit, gjithashtu ka mundësi që disa shërbime dhe funksione të mos punojnë.

Më poshtë ndodhen disa mënyra si mund t’i kontrolloni kukit.

Website Cookie Preference Tool: (vegla për kukit e preferuara të faqes së internetit): kukit që preferoni mund t’i zgjidhni nëse vizitoni TRUSTe preference center, duke shtypur vegëzën në vijim: http://preferences-mgr.truste.com/

Browser Controls:(kontrolli i brauzerit): mund t’i kurdisni ose t’ plotësoni kontrollet e brauzerit tuaj që të refuzojë ose të pranojë kukit. Nëse refuzoni kukit (cookies),disa karakteristika dhe funksionalitete të faqes së internetit mund të mos punojnë si duhet.

Disabling Most Interest Based Advertising: Paaftësimi i pjesës më të madhe të publicitetit të bazuar tek interesi i përdoruesit. Shumica e rrjeteve publicitare mundësojnë të anuloni publicitetin të bazuar tek interesi. Për më shumë informacione, vizitoni faqen - http://www.aboutads.info/choices/ ose http://www.youronlinechoices.com
Mobile Advertising: (publiciteti mobil/celular): mund të anuloni identifikatorët e publicitetit mobil që përdoren për disa lloje publiciteti të bazuar tek interesi, përfshirë edhe ata që përdorim ne, përmes qasjes te përshtatjet (settings) në telefonin tuaj (Apple ose Android), duke ndjekur udhëzimet përkatëse. Nëse i anuloni, ne do t’i largojmë të gjitha të dhënat për ju dhe nuk do të mbledhim të dhëna tuaja më tutje. Kjo do të thotë se nëse në të ardhmen vendosni të vizitoni faqet tona të internetit, në sistemin tonë ju do të trajtoheni si përdorues i ri.

Do Not Track (mos ndiq): disa brauzerë të internetit, si Internet Explorer, Firefox и Safari japin mundësinë që të transferohen sinjalet Do Not Track ose DNT. Meqë nuk ka standarde të miratuara unike për DNT, faqet tona të internetit për momentin nuk reagojnë ndaj sinjaleve. DNT. ALKALOID SH.A Shkup e merr seriozisht çështjen e privatësisë dhe së drejtës për zgjedhje personale dhe do të bëjë orvatje të vazhdojë ndjeken e të rejave në lidhje me DNT-në e kërkimit dhe të aplikimit të standardit unik. Më shumë informacione për DNT-në ndodhen në faqen e internetit All About Do Not Track.

 

NDRYSHIMET E KUSHTEVE PËR PËRDORIMIN E POLITIKËS SË KUKIVE

Politika e kukive mund të ndryshojë përkohësisht, në mënyrë që të inkuadrohen ndryshime të mundshme për kukit që përdorim, ose për arsye operative, juridike ose rregullatore. Prandaj luteni të kontrolloni rregullisht politikën e kukive, që të informoheni si i përdorim kukit dhe teknologjitë e tjera për ndjekje.
Data a ndryshimit të fundit 16.11.2022 Shkup.

List of used analytics cookies:

Google Analytics gathers information allowing us to understand interactions with our websites and ultimately refine that experience to better serve you. For more information about Google Analytics, see https://tools.google.com/dlpage/gaoptout

12 months